KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK realizoi Seminare me Shoqatat e Kontabilitetit

Publikuar më September 7, 2015 08:18

kom1Administrata Tatimore e Kosovës, në mbështetje të Edukimit të vazhdueshëm profesional, ka realizuar seminare me Shoqatat e Kontabilitetit në Kosovë, si: Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës – SHKÇAK dhe Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa – IKAF.

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këto seminare, ishin:

tbl

Qëllimi i mbajtjes së këtyre seminareve ishte prezantimi i Pakos së re Fiskale, si: Ligji për Tatimin mbi

kom2Vlerën e Shtuar, Ligji për Tatimin në të Ardhura Personale, Ligji për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, Ligji nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike dhe Udhëzimi Administrativ nr.03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Prezantues të Pakos së re Fiskale ishin: Sakip Imeri – Drejtor i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, Sami Salihu – Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve dhe Isen Lipovica – Menaxher i Lartë i Divizionit për Politika dhe Procedura. Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me zbatimin e Pakos së re Fiskale, për të cilat u janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminareve. Në këto seminare pjesëmarrës ishin: anëtarët e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës dhe Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa.

Administrata Tatimore e Kosovës