KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK realizoi seminare me shoqatat e kontabilitetit

  • Vendimi Shpjegues Publik nr. 01/2015 – Metodat Indirekte të Kontrollit
Anëtarët nga IKAF                                                              Anëtar nga SHKÇAK

Qëllimi i mbajtjes së këtyre seminareve ishte prezantimi i ndryshimeve konkrete që priten me Legjislacionin e ri Tatimor, si dhe prezantimi i Vendimit Shpjegues Publik Nr. 01/2015 – Metodat Indirekte të Kontrollit.

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit, Sami Salihu – Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve dhe Isen Lipovica – Menaxher i Lartë i Divizionit për Politika dhe Procedura.

Në këto seminare pjesëmarrës ishin: anëtarët e Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK).

Administrata Tatimore e Kosovës