KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, realizoi Seminaret për tatimpagues

Publikuar më September 30, 2015 10:46

IMG_5971Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka mbajtur seminaret e organizuara për tatimpagues në të gjitha regjionet, si: Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këto seminare, ishin:

Zbatimi i Pakos së re Fiskale:

-Ligji Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar

-Ligji Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhura Personale

-Ligji Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave

-Ligji Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike

-Udhëzimi Administrativ Nr.03/2015 për zbatim të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH

IMG_5922Qëllimi i mbajtjes së këtyre seminareve ishte prezantimi i Pakos së re Fiskale, si: Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligji për Tatimin në të Ardhura Personale, Ligji për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe Udhëzimi Administrativ për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Prezantues të Pakos së re Fiskale ishin: Sakip Imeri – Drejtor i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve dhe Sami Salihu – Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.
Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me zbatimin e Pakos së IMG_5881re Fiskale, për të cilat u janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminareve.

Në këto seminare numri i të interesuarve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: tatimpaguesit, organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, si dhe përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar.

Materiali i prezantuar në këto seminare, është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia – Materiale & Prezantime.

Administrata Tatimore e Kosovës