KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK realizoj seminar për tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës

Publikuar më February 15, 2017 17:23

Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdën e seminareve që ka organizuar në të gjitha regjionet, sot ka mbajtur seminar për tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës, ku pjesë e këtij seminari ishin edhe zv. Ministri i Financave, Agim Krasniqi dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri.

Në këtë seminar, Drejtori i ATK-së tha se gjatë këtyre 17 viteve ne kemi arritur që të administrojmë mbi 4 miliard euro, nga të cilat 3 miliard janë tatime dhe mbi 1 miliard kontribute pensionale. Të gjitha këto të hyra janë rezultat i juaji. Gjatë kontakteve me tatimpaguesit ne kemi marrë shumë reagime posaçërisht në trajtimin e kërkesave tuaja për rimbursim dhe në kohëzgjatjen e kontrollit.

Zv. Ministri i Financave, Agim Krasniqi tha se krejt kjo është rezultat i bashkëpunimit që kemi ndërtuar më tatimpaguesit dhe institucionet të tjera përkatëse. Çdo ndryshim dhe çdo politikë e re fiskale  është bërë në bashkëpunim me përfaqësuesit e bizneseve dhe me qytetarët. Pakoja e re Fiskale që është bërë në bashkëpunim me  bizneset edhe përfaqësuesit tuaj, kjo ka bërë që në kuadër të këtij bashkëpunimi ATK të arrij sukses. Këto politika do të sjellin përfitime për bizneset dhe në përgjithësi në zhvillimin ekonomik të shtetit.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i tatimpaguesve për deklarimin vjetor dhe pasqyrat financiare, mënyrën e aplikimit të ngarkesës

së kundërt të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit (sipas udhëzimit të ri Administrativ nr. 06/2016), si dhe për mënyrën e raportimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, përmes Sistemit Elektronik – EDI.

Drejtoria për Edukim dhe Shërbim të Tatimpaguesve ka realizuar seminare edhe në regjionin e Gjilanit, Gjakovës dhe Pejës. Ndërsa, në ditët në vijim do të mbajt seminar edhe në regjionin e Prizrenit, Mitrovicës, Ferizajt si dhe të njëjtin seminar do ta përsëritet edhe njëherë për regjionin e Prishtinës, për arsyeje të numrit të madh të pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për mënyrën e deklartimit vjetor, pasqyrën financiare, aplikimit të ngarkesës së kundërt për TVSH brenda vendit, me ç ‘rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për plotësimin e drejtë të deklaratës tatimore për TVSH. Gjithashtu, edhe për mënyrën e raportimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, përmes Sistemit Elektronik – EDI, i cili është prezentuar online nga sistemi elektronik.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar.

Materiali i prezantuar në këto seminare është publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia – Materiale & Prezantime.