KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK realizon trajnime për stafin e saj të komunitetit serb

Administrata Tatimore e Kosovës-konkretisht Divizioni i Trajnimeve sipas planit të trajnimeve  për vitin 2018, dhe vlerësimit të nevojave të trajnimit, si dhe kërkesave nga Menaxhmenti i Lartë, ka organizuar trajnim për zyrtarët e Mbledhjes së Detyrueshme në gjuhen serbe,  me temë “Dispozitat Bazë të  Ligjit mbi ATK-në dhe Procedurat”, “Procedurat e Mbledhjes së Detyrueshme, si dhe SIGTAS”.  Trajnimi në fjalë ka filluar nga data 23 Prill dhe do të mbahet deri me  27 Prill 2018.

Po ashtu,  për komunitetin serb gjatë periudhës prej gjashtë muajve janë realizuar gjithsej tri  trajnime, në muajin Nëntor 2017 trajnimi bazik me temë “Kodi i Etikes dhe i Mirësjelljes për zyrtaret e ATK-së” dhe në muajin Dhjetor 2017 trajnimi për“ Legjislacioni i ATK-së”.

Qëllimi i realizimit të këtyre trajnimeve është zhvillimi dhe investimi  i njohurive mbi Legjislacionin Tatimor të Kosovës, detyrat dhe procedurat  e zyrtareve të ATK-së, duke zhvilluar resurset humane dhe duke synuar ngritjen profesionale të stafit të ATK-së.