(sq)

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për DSC_0253ngritjen e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Gjithashtu, nxënësit kuptuan se Tatimi mundëson gjëra të cilat nuk do të mund t’i krijojë një njeri i vetëm, si: Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, etj, dhe se Tatimet sjellin shumë më shumë të mira nga sa e kanë vlerën vetë.

Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotet mediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal, ku nxënësit arritën të kuptojnë se edhe pajisja me kupon fiskal ndikon drejtpërdrejtë në forcimin e shtetit.

Nxënësit gjatë këtij prezantimi, me interesim të veçantë u parashtruan pyetje të shumta zyrtarëve të ATK-së, lidhur me tatimet.

ATK me kënaqësi të veçantë pranoi dhuratë, Logon e ATK-së, punim dore të përgatitur nga vet nxënësit.

Në fund të këtyre takimeve, ATK-ja, ka premtuar se aktivitetet e tilla, do të jenë edhe më gjithëpërfshirëse në të ardhmen.

Aktivitetet e zhvilluara gjatë takimeve me nxënësit e shkollave fillore nëpër regjione i kemi sjellë edhe në fotogalerinë tonë, përkatësisht në linkun Fotogaleria .

Administrata Tatimore e Kosovës