KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK takon përfaqësuesit e subjekteve të lojërave të fatit

Publikuar më June 6, 2016 08:18

Administrata Tatimore e Kosovës, në bazë të autoritetit që i është dhënë me ligjin  Nr. 04/L-080, për Lojërat e Fatit, si dhe me udhëzimin Administrativ Nr. 03/2013,  administron me subjektet që merren me veprimtarinë e lojërave të fatit, duke bërë  licencimin e këtyre subjekteve, kontrollin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të tyre.

ATK, konkretisht Departamenti për Funksione të Veçanta, kanë mbajtur takim me të gjithë përfaqësuesit e subjekteve të lojërave të fatit në Kosovë, të cilat janë të licencuar nga ATK, për të ushtruar këtë veprimtari.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i çështjeve që i preokupojnë të gjitha subjektet e kësaj fushë-veprimtarie, si dhe zbatimi  dhe respektimi në përpikëri, i të gjitha kërkesave  ligjore që dalin nga legjislacioni në fuqi, si në fushën e veprimtarisë së lojërave të fatit, ashtu edhe në nivel të legjislacionit tjetër tatimor në fuqi.

Gjatë gjithë takimit është treguar konstruktivitet, dhe si i tillë është vlerësuar  shumë i rëndësishëm, pasi që janë sqaruar shumë çështje, për të cilat deri më tani ka pasur dilema për veprim.

Takimi ka përfunduar me zotimin e subjekteve në fjalë, për të respektuar të gjitha  kërkesat ligjore që obligohen  me ligjet në fuqi, por njëkohësisht  edhe trajtimi i kërkesave dhe problematikave të caktuara të ngritura nga ato në adrese të ATK-së, të trajtohen me prioritet dhe konforme ligjeve në fuqi.

ATK, është e përkushtuar në maksimum që të luftoj ekonominë joformale dhe të ofrojë një ambient konkurrues, të drejtë dhe të barabartë.