Komunikatë për media – Vazhdon modernizimin e proceseve

Gjithashtu,  kjo qasje ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit përmes specializimit të stafit. Rezultatet e deritanishme kanë treguar zhvillim progresiv të këtij projekti i cili ka rezultuar me zgjerim në të gjitha zyrat regjionale.

Përmes këtij projekti është arritur që të ngritën aftësitë shërbyese të ATK-së drejtë një administrate moderne, ku e rëndësishme është ndarja  e fushave të veprimit.

Krijimi i Zyrës për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative-ZGJONA është inspiruar  nga strukturat organizative të Administratës Tatimore të Bavarisë-Gjermani, i adaptuar në rrethanat e Kosovës.

Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit që t’i kryejnë obligimet e tyre, në mënyrë që të shmangin ndërmarrjen e veprimeve të tilla nga ATK, për të cilat është e detyruar me ligj t’i ndërmerr pas shterjes së të gjitha mundësive tjera për inkasimin e borxhit.