KOMUNIKATË PËR MEDIA – Banka Botërore dhe GIZ-i vazhdojnë me mbështetjen e tyre ndaj ATK-së

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur në takim ekspertët nga Banka Botërore, si dhe përfaqësues nga organizata GIZ.

Gjatë këtij takim është diskutuar për mbështetjen e ATK-së në projektin “Përmirësimi i përmbushjes tatimore përmes intervenimit në sjelljet e tatimpaguesve”, projekt ky i përbashkët GIZ, Banka Botërore dhe ATK.

Vlen të theksohet, se Banka Botërore është duke mbështetur ATK-në në përmirësimin e kualitetit të të dhënave në regjistrin e tatimpaguesve, përmes shkëmbimit të informatave.

Në takim, po ashtu u diskutua edhe për mundësinë e zhvillimit të programit të mbështetjes, në fushën e zbatimit të aktiviteteve që shpijnë në përmirësimin e kualitetit të regjistrit të tatimpaguesve, dhe në adresimin e formës fiskale të informalitetit të bizneseve.

Programi i përkrahjes do të zhvillohet në 6 mujorin e parë të vitit 2020, ku deri atëherë parashihet të zbatohen aktivitete specifike intervenuese.

 

Shukrije Shabani