(sq)

Gjatë takimit pjesëmarrësit – palët e interesit, kanë shprehur edhe njëherë gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të çfarëdo projekti, i cili është në interes të tatimpaguesve. Ata po ashtu, theksuan se ngritja e kapaciteteve vepruese, rritja e shërbimeve kualitative ndaj tatimpagueseve, janë indikatorët kryesor të cilët u mundësojnë atyre të deklarojnë dhe paguajn tatimet në mënyrë vullnetare. Ky bashkëpunim do të ndikoj në zvogëlimin e evazionit fiskal, zvogëlimit të hendekut tatimor si dhe pengimin e pastrimit të parave.

Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Behxhet Haliti vlerësoi lartë kontributin e institucioneve, duke theksuar se – “Administrata Tatimore e Kosovës që nga themelimi i saj ka pasur bashkëpunim të frytshëm me institucionet e tjera. Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë arritur zhvillime dhe avancime të mëdha në Administratën Tatimore. Të gjitha këto zhvillime, kanë qenë të mundura falë përkrahjes së vazhdueshme të ofruar nga ana juaj, prandaj ne ju falënderojmë të gjithëve që kanë dhënë kontribut kaq të madh për progresin tonë”.

z. Haliti gjithashtu nënvizoi se ATK, ka Strategjinë  e Përmbushjes, në kuadër të së cilës,  është Plani i Veprimit për Trajtimin e Rreziqeve për vitin 2012. Duke u bazuar në raportet periodike,  shihet se ka pasur progres të konsiderueshëm, në trajtimin e të gjitha rreziqeve në kuadër të këtij plani,  si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional. Ndër tjera, z. Haliti bëri të ditur se është duke u finalizuar edhe Plani i Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2013, i cili gjatë muajit Nëntor do të finalizohet dhe do të filloj të implementohet nga 1 Janari 2013, për të cilat kërkojë bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Gjatë këtij takim, para të pranishmeve u prezantuan në mënyrë vizual reformat e deklarimit elektronik, reformat e regjistrimit të biznesit dhe Plani Paraprak i Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2012/2013.