KOMUNIKATË PËR MEDIA – Beqaj: Kosova ka siguri buxhetore dhe makrofiskale

Publikuar më July 25, 2013 08:39

MakeThumbnailMinistri i Financave Besim Beqaj gjatë vizitës në Zyrës Regjionale të ATK-së në Pejë dhe në  Pikën Doganore në Kullë,  ka deklaruar se Kosova nuk ballafaqohet me probleme buxhetore dhe ka stabilitet të theksuar makrofinancianciar, ka normën më të ulët të borxhit publik dhe do të vazhdonë që edhe në vitet në vijim të realizonë projekte kapitale.

Ministri theksoi se institucionet ndërkombëtarë financiare kanë shtuar besueshmërinë e investimeve dhe përkrahjeve të projekteve në Kosovë, duke i falenderuar stabilitetit makrofinanciar dhe masave të cilat qeveria e Republikës së Kosovës është duke i ndërmarrë  me qëllim të ruajtjes të këtij stabiliteti.

Beqaj ka vlerësuar se Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës janë duke përformuar mirë dhe se janë duke i realizuar me sukses obligimet e tyre ligjore .

Synim i Qeverisë është ofrimi i kushteve sa më të mira për të bërë biznes dhe që bizneset në forma konkrete të ndjejnë përkrahjen e shtetit të tyre, ka thene 24.07.2013Vizita ne Zyren Regjionale ne ATK Peje(1)ministri Beqaj.

Ministri Beqaj i shoqëruar nga drejtorin e ATK-së Behxhet Haliti dhe  Doganës, Naim Huruglica theksoi  se ngritja e nivelit të të hyrave duhet realizuar duke pas  gjithmonë parasysh bazën ligjore dhe përmes aktiviteteve të cilat i mundësojnë zhvillim ekonomik shtetit.

Me ketë rast ai theksoi se pritet që gjatë shtatorit edhe ne Zyrën Rajonale në Pejë të fillon se funksionuari Shërbimi i digjitalizuar i kujdesit për tatimpagues.

Ai gjithashtu theksoi së detyrë e Doganës dhe nuk është vetëm mbledhja e të hyrave nga pikat doganore apo nga aktivitetet ekonomike të cilat zhvillohen në Republikën e Kosovës, por njëkohësisht kanë edhe synim ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga veprimet të cilat devijojnë  shoqërinë tonë, siç është kontrabanda, krimi i organizuar dhe krimet të tjera dhe në këto raste këto dy mekanizma duhet te veprojnë si një trup i vetëm.

Ministri Beqaj edhe një here konfirmoi që duke filluar nga 1 gushti zhdoganimi i mallrave që hynë në Kosovë do të behët në terminalet më të afërta doganore ku është edhe destinacioni i mallit të importuar.

Drejtori i Doganës Naim Huruglica tha se e ka njoftuar ministrin Beqaj për punën dhe angazhimet e institucionit që ai drejton, veçanërisht për piken doganore në Kullë, për procedurat e punës dhe çështje të tjera të ndërlidhura me sistemin doganor në vend si dhe sfidat që vazhdimisht ballafaqohet  Dogana e Kosovës.

Ndërsa, Behxhet Haliti drejtor i ATK-së tha se e njoftoi ministrin Beqaj  për të arriturat dhe sfidat e Zyrës regjionale të ATK-së në Pejë dhe me këtë rast tha se menaxhmenti i këtij regjioni por edhe  ATK-së  në përgjithësi është  zotuar që të vazhdojnë me punën për të realizuar misionin që u është besuar, në trajtimin e barabartë, të njëtrajtshëm të gjithe tatimpaguesve, aprovimin në perpikeri  të ligjeve tatimore,  ofrim të shërbimeve profesionale dhe transparente për tatim paguesit dhe qytetarët e Kosovës.