Komunikatë për Media – Beqaj: Lufta kundër ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal prioritet i Qeverisë së Kosovës

Publikuar më May 23, 2014 14:34

4

Ministri i Financave, Besim Beqaj ka thënë sot se lufta kundër ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal janë prioritete të Qeverisë së Republikës se Kosovës.

Duke folur në konferencën Parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale , pastrimit te parave, financimit te terrorizmit dhe krimeve financiare, ministri Beqaj ka theksuar se parandalim më i vendosur/këmbëngulës i ekonomisë joformale është thelbësor nga pikëpamja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së të hyrave dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Ajo është gjithashtu një gur themel për aktivitetet të cilat synojnë reduktimin e pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimeve të tjera financiare në shoqëri.

Prandaj, është e nevojshme që zbatimi i Strategjisë Kombëtare 2014-2018 të bazohet në bashkëpunimin të hapur dhe të fortë në mes të

3sektorëve publik , privat dhe të shoqërisë civile.

“Qeveria kërkon gjithashtu një rritje të të hyrave me intensifikimin e luftës kundër ekonomisë joformale. Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat e Kosovës kanë rritur mbledhjen e të hyrave dhe parandalimin e ekonomisë joformale duke zhvilluar mekanizmat e tyre të vlerësimit të rrezikut, aktivitete sensibilizuese dhe forcimin e strukturave organizative”, ka thënë ministri Beqaj.

Ministri Beqaj nënvizoi se ekonomia joformale, pastrimi i parave, financimi i terrorizmit dhe krimet financiare në Kosovë janë të lidhura me njëra-tjetrën.

“ Për këtë arsye për parandalimin e këtyre dukurive të dëmshme është vendosur të bëhet bashkimi i Strategjive Qeveritare. Si rezultat u krijua Strategjia e Përbashkët Kombëtare dhe Plani i Veprimit 2014-2018. Kjo është bërë për të siguruar ndarjen efikase të resurseve dhe të bashkëpunimit produktiv ndërmjet institucioneve përkatëse. Nga ana tjetër, strategjia e re thekson domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes sektorit publik, privat dhe të OJQ-ve, për luftimin e ekonomisë joformale dhe krimeve financiare”, tha i pari i Ministrisë se Financave.

Duke folur për rastet konkrete te luftimit te kësaj dukuri, te dëmshme jo vetëm për buxhetin e shtetit por edhe për ekonomin legale, ministri Beqaj ka theksuar se, numri mesatar vjetor i krimeve financiare të evidentuara nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës është rritur në mes të viteve 2012 dhe 2013 nga 2184 deri në 3537 krime. Kjo dëshmon se proceset e zbulimit dhe hetimit të autoriteteve kombëtare janë zhvilluar sa i përket luftës kundër pastrimit të parave dhe krimeve të tjera financiare dhe ekonomike. Numri vjetor i dënimeve që kanë të bëjnë me krimet financiare sillet në mes të 1296 -1541, tha ministri Beqaj.

2Strategjia Kombëtare 2014-2018 përbëhet nga gjithsej gjashtë (6) objektiva strategjike. Ato paraqesin një reagim/përgjigje kombëtare ndaj rreziqeve të identifikuara të ekonomisë joformale, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve financiare.

“ Plani i Veprimit të Strategjisë Kombëtare 2014-2018 përbëhet nga gjithsej 51 aktivitete individuale që duhet të kryhen për arritjen e objektivave strategjike të Strategjisë Kombëtare 2014-2018 . Ato theksojnë aktivitetet ndërgjegjësuese dhe parandalimin e ekonomisë joformale dhe krimit financiar duke zhvilluar partneritetit publik dhe privat”.

Prandaj, Plani i Veprimit 2014-2018 përbëhet nga veprime të cilat janë të destinuara për të zhvilluar menaxhimin e performancës së administratës tatimore, doganave, policisë, prokurorëve dhe gjykatat”, tha ministri Beqaj.

Christof Stock, shef i Seksionit të Bashkëpunimit ne Zyrën e BE-së në Kosovë tha se përveç paraqitjes se rezultateve te arritura këta raporte kane për detyre te beje me dije mangësitë e mundshme ne realizimin e obligimeve te përcaktuara.

“Qëllimi i këtyre raporteve sikurse kjo që ne sot po e paraqesim nuk është vetëm për të shënuar progresin e bërë nga institucionet në fusha të caktuara, por edhe për të njohur mangësitë dhe të reagojnë me efekt të menjëhershëm. Kjo është ajo që Zyra e BE-së në Kosovë pret nga institucionet e Kosovës, si rezultat i rekomandimeve të raportit “.