(sq)

Projekti për deklarimin elektronik të tatimit në paga dhe kontributeve pensionale, nga 1 Maji 2012 është mundësi alternative e deklarimit, e nuk do të jetë domosdo e vetmja formë e deklarimit të bizneseve. Forma aktuale e raportimit, përmes formularëve të posaçëm dhe raportimit tremujor, do të mund të përdoret deri në fund të muajit Korrik. Kjo periudhë tremujore do të jetë parapërgatitore, informuese e vetëdijesuese për punëdhënësit deri në kalimin e plotë dhe të vetëm në sistemin e deklarimit elektronik.

Për pjesëmarrësit e seminarit përpos prezantimit per Deklarimin elektronik është prezantua edhe reforma ne regjistrimin e bizneseve, një e arritur e përbashkët e Institucioneve qe lehtëson të berit biznes në Kosovë duke u ofruar mundësinë që me rastin e regjistrimit të biznesit te ri te pajisen edhe me Numër Fiskal, aktivitet qe deri me tani është kryer nga ATK, ndaras nga regjistrimi ne MTI.

Po ashtu, për pjesëmarrësit janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si: fletëpalosje, udhëzime dhe është shpërnda një forme e anketës për kënaqshmërinë e tatimpaguesve për shërbimet që ofron ATK, si mundësi për matjen e kualitetit të shërbimeve që ofrohet nga ATK.

Në fund të prezantimit, nga pjesëmarrësit, janë parashtruar pyetje të ndryshme lidhur me deklarimin dhe pagesën përmes sistemit elektronik-EDI, ku nga prezantuesit janë ofruar përgjigjet adekuate për pyetjet e parashtruara.