KOMUNIKATË PËR MEDIA – Diskutohen objektivat për vitin 2018

Publikuar më December 29, 2017 16:05

Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës, ka mbajtur takim me drejtorët e Zyrave Regjionale me qëllim të diskutimit të synimeve dhe objektivave për vitin 2018.

Ndër pikat kryesore të cilat u shpalosen gjatë këtij takimi ishin: implementimi i Strategjisë së ATK-së 2015-2020, përmbushja e objektivave të parapara me Planin Vjetor të Punës, përmbushja e objektivave në kuadër të MSA-së, zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale, modernizimi i ATK përmes zëvendësimit të sistemit të Teknologjisë Informative, lancimi i faturës elektronike të TVSh-së, “E-Invoicing”, si dhe ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të riskut.

Për vitin 2017 nga aktivitetet e realizuara është arritur që deri me datë 28 Dhjetor të inkasohen 413.1 milionë euro ose 98% e planit, ndërsa në krahasim me vitin 2016 janë 26.5 mil. euro apo për 10.68% më shumë.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri gjatë këtij takimi falënderoj gjithë stafin e ATK-së për angazhimin e që kanë treguar, në arritjen e realizimit të objektivave për vitin që po e lemë pas. Po ashtu, Imeri kërkoj nga menaxhmenti i ATK-së që të vazhdojnë të jetë të përkushtuar në zbatimin e të gjitha dispozitave të legjislacionit tatimor, si dhe të kenë prioritet trajtimin e barabartë të tatimpagueseve.