KOMUNIKATË PËR MEDIA – Diskutohen planet e vitit 2019

Menaxhmenti i Lartë i Administratës Tatimore të Kosovës ka mbajtur sot takim me drejtorët  rajonal, ku kanë diskutuar planet dhe synimet e vitit 2019.

Gjatë këtij takimi është prezantuar plani vjetor i trajtimit të rreziqeve për vitin 2019, projeksioni i të hyrave të planifikuara, të ndara sipas llojeve të tatimeve, si dhe u prezantua plani i të hyrave për Drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe zyrave rajonale të shpërndarë përmes parametrave bazë.

Bashkim Shala u.d Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, ka kërkuar nga të gjithë drejtoret që të vazhdojnë të punojnë me integritete të lartë e profesionale në realizimin e misionit të ATK-së, pjesë e rëndësishme e së cilit është që tatimpaguesve tu ofrohen shërbime profesionale dhe transparente, që si rrjedhojë e kësaj përmbushja vullnetare të jetë në nivelin e planifikuar.