KOMUNIKATË PËR MEDIA – Diskutohen të arriturat e ATK-së për periudhën Janar-Qershor 2017

Publikuar më June 23, 2017 21:44

Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës, sot ka mbajtur takim me drejtorët e Zyrave Regjionale dhe Funksionale. Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi i të hyrave janar-qershor 2017 ku u vlerësua puna dhe angazhimi në trendin e rritjes pozitive të të hyrave.

Po ashtu është diskutuar lidhur me raportet e ekspertëve të FMN për implementimin e rekomandimeve në mbarëvajtje të mëtutjeshme.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, z. Sakip Imeri gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e shtimit të numrit të stafit në vazhdimin e implementimit të planeve të punës së ATK-së, aktivitetet shtesë nga ana e Inspektorëve tatimor gjatë dhe pas orarit, aktivitetet e shtuara në mbledhjen e borxheve,  ligji për falje të borxheve. Vazhdimi i zhvillimit të takimeve në Zyrat Regjionale nga ana e Menaxhmentit të Lartë. Si dhe u ritheksua respektimi i kodit të Etikës së zyrtarëve të ATK-së, angazhimet dhe respektimi i orarit të punës.