KOMUNIKATË PËR MEDIA – Diskutohet Plani Operativ 2020

Menaxhmenti i Lartë i Administratës Tatimore të Kosovës, sot ka mbajtur takim me drejtoret e Zyrave Regjionale, me qëllim që të diskutohet Plani Punës për vitin 2020, ku në të njëjtën kohë u shpalosen edhe rezultatet e vitit 2019.

Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj kërkoj angazhim maksimal nga drejtorët regjional në arritjen e objektivave të parapara në Planin Operativ për vitin 2020, si dhe në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative si brenda institucionit, ashtu edhe në raport me tatimpaguesit. Këto do të arrihen duke ofruar shërbime profesionale në kohë, në mënyrë që tatimpaguesit ti kryejnë obligimet tatimore në kohë, për të mos u bërë objekt i ndëshkimeve.

Tutje, drejtori Murtezaj nënvizoj se viti 2020 do të jetë vit i reformave, duke përfshirë konsolidimin e mbledhjes së detyrueshme, e cila do të konsolidohet në një qendër të vetme, duke filluar nga muaji shkurt. Reformat në fjalë janë vlerësuar lartë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.