Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët janë fitues nga rimbursimi i kuponëve fiskal për periudhën TM3 2019, se afati për dorëzim të plikove është vetëm deri sot me datë 15 Nëntor 2019, ora 16:00.
Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1,505.
Numri Potencial Fitues | 55 | 87 | 15 |
Fitues | 159 | 1 | 1,345 |
Totali i fituesve | 1,505 |