KOMUNIKATË PËR MEDIA – Dorëzimi i plikove me kuponë fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët janë fitues nga  rimbursimi i kuponëve  fiskal për periudhën TM1 2018, se afati për dorëzim të plikove është vetëm deri nesër me datë 18 Maj 2018, nga ora 8:00-16:00.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.

Numri Potencial Fitues 29 19 51
Fitues 912 908 698
Totali i fituesve 2,518