Komunikatë për media – Drejtorët rajonal të ATK-së dje zyrtarisht kanë filluar punën

Publikuar më May 6, 2017 15:38

Nga konkursi i brendshëm i cili ka pasur për qëllim rekrutimin e nëntë (9) drejtorëve rajonal të Administratës Tatimore të Kosovës, në të cilin kishin aplikuar pesëdhjetë (50) të interesuar, ku pas zhvillimit të procedurave të rregullta të cilat i parasheh Ligji për Shërbyesit Civil të Kosovës, janë përzgjedhur nëntë prej tyre.

Dje në takimin e menaxhmentit të lartë të ATK-së, nëntë drejtorët e emëruar u zotuan për zbatimin e legjislacionit tatimorë, si dhe arritjen e objektivave të punës në ATK-së, konform planit vjetor të punës dhe Planit Strategjik 2015-2020.

Rekrutimi i këtyre kandidatëve të suksesshëm është bërë nga një komision i nivelit të lartë të menaxhmentit dhe përzgjedhja e drejtorëve rajonal është rezultat mbi bazë e vlerësimeve të testit dhe intervistës gojore.