KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori ATK-së ka pritur në takim shefen e Njësisë për Ekonomi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim shefen e Njësisë për Ekonomi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Lori Michaelson. Në këtë takim, drejtori Murtezaj njoftoi znj. Michaelson për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.

Në takim u diskutua edhe për disa reforma që janë në proces të implementimit në administratën tatimore, të cilat mund të jenë fusha potenciale të përkrahjes nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E nga ana tjetër, znj. Michaelson, potencoi që janë të interesuar të kontribuojnë në aspektin e krijimit të institucioneve të vetqëndrueshme në Kosovë.