KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Hysenaj ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës

Zëvendësues, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj me bashkëpunëtor sot ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij,  me të cilët diskutuan për tema që ndërlidhjen me aktivitetet e dy institucioneve.

Qëllimi i këtij takimi ishte ofrimi dhe shkwmbimi elektronik i të dhënave të sistemit kadastral për Administratën Tatimore të Kosovës, të cilat do të mundësonin qasje aktive, si dhe në të njëjtën kohë do të eliminonin procedurat burokratike ose shkëmbimin fizik të të dhënave.

Zëvendësues, Drejtori Hysenaj gjatë takimit ngriti tri çështje të cilat duhet të unifikohen bashkërisht me AKK, atë për pjesën e të dhënave të pasurisë së paluajtshme të tatimpaguesve, unifikimi  adresarit të tatimpagueseve, si dhe heqja e tarifës administrative për ATK në rastet e vendosjes së barrës tatimore për tatimpaguesit nëpër zyrat e kadastrave.

E nga ana tjetër, z.Ahmeti tha se jemi të interesuar që të ngrisim në tjetër nivel bashkëpunimin e dy institucioneve, pasi që janë shumë pika të cilat ATK dhe AKK duhet patjetër të kenë të intensifikuara kanalet e komunikimit, për të cilin AKK tani më ka një platformë moderne digjitale, e cila do të mundësoj alternative të ndryshme në vijën komunikuese dhe bashkëpunuese.

Në fund të këtij takimi, të dy palët u pajtuan që gjatë ditëve në vijim të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi, i cili do të jetë hap i rëndësishme në konkretizimin e pikave, të cilat u ngritën gjatë takimit të sotëm.

Njomza Alaj