KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së mban takim me Drejtorin e Doganës së Kosovës

Publikuar më March 18, 2016 07:45

DSC_0037 (002)Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Sakip Imeri sot   ka mbajtur një takim me Drejtorin e Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna.

Në takimin e përbashkët  është diskutuar  për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes dy Institucioneve në funksion të përmbushjes së obligimeve dhe ofrimit sa më të mirë të shërbimeve për tatimpaguesit, bashkëpunimin në luftimin e dukurive që shkaktojnë çrregullime në konkurrencën e drejtë në treg,  luftimin e ekonomisë joformale dhe krimeve ekonomike me qëllim të eliminimit të shmangies tatimore dhe evazionit  fiskal.

Gjithashtu të dy Drejtorët kanë shprehur gatishmërinë për mbështetjen e grupit koordinues për procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një Agjenci të vetme.