KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së merr pjesë në samit për stabilitet financiar në Malin e Zi

Publikuar më June 12, 2016 21:53

13403944_1169078893122602_8358096054027794225_oDrejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Sakip Imeri, po merr pjesë në Samitin e Ministrave të Financave, Guvernatorëve dhe Drejtorëve të Administratës Tatimore, në Beçiq të Malit të Zi.

Temë e diskutimit në Samitin e Ministrave të Financave, Guvernatorëve dhe Drejtorëve të Administratës Tatimore, është “Stabiliteti financiar rajonal në rrethanat e ndryshuara globale”, i cili po mbahet në Beçiq nën patronatin e Ministrisë së Financave të Malit të Zi.

Në cilësinë e njërit prej panelistëve kryesorë në panelin e drejtorëve të Administratave Tatimore z. Imeri, i 13422255_1169078883122603_2500424893075374082_o
falënderojë organizatorët për këtë samit, me shumë rëndësi për rajonin.

Drejtori Imeri, në prezantimin e tij në këtë samit u përqendrua në këto tema:

  1. Modernizimi i Administratës Tatimore,
  2. Zgjidhja e problemeve të borxheve tatimore, si dhe
  3. Ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve.