Drejtori i ATK-së merr pjesë në sesionin informues “Klima e Investimeve në Kosovë”

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së merr pjesë në sesionin informues “Klima e Investimeve në Kosovë”

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë kanë mbajtur sesionin informues “ Klima e Investimeve në Kosovës”, ku pjesë e këtij sesioni ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

Qëllimi i këtij sesioni ishte që të diskutohet rreth mundësive që kanë të interesuarit për të investuar në Kosovë. Konkretisht, lehtësirat që janë krijuar deri më tani për të bërit biznese në Kosovë.

Gjatë këtij sesioni drejtori i ATK-së ka folur edhe për sistemin tatimor të Kosovës, i cili vlerësohet relativisht i thjeshtë, me norma të ulëta tatimore, me politika fiskale të orientuara drejt nxitjes së investimeve dhe prodhimit të brendshëm dhe gjithashtu krijimit të një ambienti atraktiv për investimet e huaja.

Drejtori i ATK-së merr pjesë në sesionin informues “Klima e Investimeve në Kosovë”