KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së pjesë e konferencës “Sfidat e administratave tatimore të rajonit”

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka qenë pjesë e konferencës së organizuara në Maqedoninë e Veriut, me temën “Sfidat e administratave tatimore të rajonit”. Gjatë kësaj konference në veçanti u diskutua për njërën nga sfidat më të cilin përballen administratat tatimore në përgjithësi, të cila kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe krijimi e një klime të përshtatshme për zhvillimin ekonomik.

Drejtori Murtezaj, gjatë kësaj konference tha se reformat në sistemin tatimor të vendeve të ballkanit, përfshirë këtu Kosovën është një nga komponentët më të rëndësishme në aspektin socio-ekonomik, duke aspiruar që të jemi pjesë e Unionit Evropian. Ai më tutje, njoftoj pjesëmarrësit se ATK ka një bashkëpunim shumë të mirë rajonal, në fushën e tatimeve e posaçërisht në luftën kundër ekonomisë jo formale.

Po ashtu, drejtori Murtezaj ka folur për punë që është bërë në drejtim të modernizimit të shërbimeve tatimore për tatimpaguesit, të cilat janë vlerësuar dhe mirëpritur shumë mirë nga institucionet ndërkombëtare dhe komuniteti i bizneseve.