KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së priti sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

Publikuar më March 1, 2017 12:27

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, ka pritur sot në takim Ambasadorin e  Shqipërisë në Kosovës,  Qemal Minxhozi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe thellimin e bashkëpunimit mes ATK-së dhe Drejtorisë se Tatimeve të Shqipërisë në fushat me interes të përbashkët, me qëllim të rritjes së efikasitetit gjatë proceseve të punës, përfshirë këtu edhe  krijimin e qendrës së përbashkët të trajnimeve për çështjet tatimore dhe doganore.

Ndër tjera, z. Imeri foli edhe për vizitën që do të zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Shqipëri. Gjithashtu, është diskutua edhe ideja e krijimit të një studimi të efekteve tregtare në mes të bizneseve të të dyja vendeve, me qellim të informimit të drejt për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe nxitjes së investimeve të përbashkëta.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në ruajtjen dhe rritjen e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të transparencës dhe efektivitetit të shërbimeve, zbatim të barabartë dhe të njëtrajtshëm të ligjeve tatimore dhe marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë, si dhe një angazhim për kushte më të mira për veprimtarinë e përmbushjes tatimore.