KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri takohet me kryeinspektorin e Minierave, Fatmir Gërguri

Publikuar më March 21, 2017 16:32

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim Kryeinspektorin e Minierave në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.

Qëllimi i këtij takimi ishte zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta tek tatimpaguesit që merren me veprimtarinë e Minierave dhe Mineraleve, duke përfshirë separacionet e pa licencuara dhe bazat e betonit, kompanitë ndërtimore për verifikim të stoqeve dhe lëndës së parë që shfrytëzojnë në ndërtim me bazë rërën dhe zhavorrin, fabrikat dhe prodhuesit e materialeve ndërtimore (kabëza, pllaka, gypa dhe produkte tjera nga betoni), depot që merren me shitblerjen e materialeve ndërtimore, rërë dhe zhavorr.

Gjatë këtij takimi, po ashtu u fol edhe për aktivitete tjera në interes të zbatimit të ligjit.

Të dy palët u pajtuan që të  hartojnë  një marrëveshje të përbashkët, për përcaktimin e fushave më në detaje të bashkëpunimit ndërinstitucional.