KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së Sakip Imeri takohet me përfaqësuesin e FMN Enrico Aav

Publikuar më March 21, 2017 16:23

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri është takuar  me kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë,  Enrico Aav.

Ky takim është zhvilluar me qëllim të diskutimit të procesit të bashkimit ATK-DK nga perspektiva e ATK, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për vitin 2017.

FMN, ka ofruar mbështetje për ATK ne shume fusha, përfshi organizimin struktural te ATK-se, ngritjen e përmbushjes vullnetare, menaxhimin e borxheve, menaxhimin e rrezikut, modernizimin e njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj, Raporti TADAT – performanca institucionale në përgjithësi, hartimin e Planit Strategjik dhe Strategjisë së Përmbushjes, si dhe në temat lidhur me sektorin bankar.

Drejtori Imeri, falënderoi kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë  Enrico Aav për mbështetjen e deritanishme të FMN-së, në procese të rëndësishme që ka pasur Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë takimit të dyja palët u dakorduan për mbështetjen e mëtutjeshme në fushat potenciale ku ATK ka nevojë për ekspertizë.