KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së takohet me përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve Privat

Publikuar më November 1, 2017 14:01

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës, më të cilët ka diskutuar për bashkëpunim në fushat e përmbushjes tatimore.

Temat të cilat u diskutuan me theks të veçantë ishin borxhlinjtë, tek të cilët duhet të zbatohen procedurat e përmbarimit, po ashtu  këmbimi i të dhënave dhe avancimi i komunikimit edhe me institucionet financiare  për zbatim të procedurave përmbarimore.

Ndër të tjera, u fol edhe për mbështetjen me trajnime për komunitetin e përmbaruesve, si dhe seminare informuese për tatimpaguesit rreth procesit tatimore dhe përmbarimore.