KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së takon zv/ministrin e Financave

Publikuar më October 30, 2017 11:28

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës ka pritur në takim zv/ministrin e Financave, Mustafë Grainca, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe zhvillimet në ATK për periudhën Janar-Tetor 2017,  si dhe aktivitetet të cilat do të zhvillohen për muajt e mbetur të këtij viti.

Gjatë këtij takimi, me theks të veçantë u diskutua për ecurinë e inkasimit të të hyrave, për angazhimet e zyrtarëve në lehtësimin e përmbushjes së tatimeve. Po ashtu, u fol edhe për  ecurinë e procesit të fiskalizimit, si dhe përkrahja e përgjithshme për proceset tatimore, në funksion të përmbushjes vullnetare të obligimeve tatimore.

E nga ana tjetër, zv/ministri i Financave tha se si çdoherë ATK do të ketë përkrahjen në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve  të saj, për administrimin më të mirë të tatimeve.