Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së merr pjesë në ShKÇAK

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së merr pjesë në Asamblenë e Shoqatës së Kontabilisteve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK)

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj mori  pjesë në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), që u mbajt në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, ku u prezantua raporti i aktiviteteve dhe raporti i pasqyrave financiare të audituara për vitin 2018, strategjia për vitet 2020-2024, plani i punës dhe buxheti i ShKÇAK për vitin 2020.

Në fjalën e rastit para të pranishmëve, Drejtori Murtezaj potencoj rolin se Shoqatës se Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) si institucion kredibil në fushën e kontabilitetit dhe auditimit dhe bashkëpunimin që ka ATK me këtë institucion .

Drejtori informoi të pranishmit me zhvillimet e fundit në ATK, dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucionit që drejton për ofrimin e shërbimeve sa me kualitative për të gjithë tatimpaguesit. Ndër të tjera ai gjithashtu theksoj nevojën për thellimin  e bashkëpunimit jo vetëm me Shoqatën por me të gjithë përfaqësuesit e bizneseve, me qëllim që  të adresohen të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen tatimpaguesit. Në fund Drejtori iu përgjigj pyetjeve të shumta nga pjesëmarrësit për të gjitha çështjet e ngritura.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së merr pjesë në ShKÇAK