KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Imeri takohet me Guvernatorin e BQK-së

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës ka zhvilluar sot takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti. Qëllim i këtij takimi ishte bashkëpunimi i deritanishëm dhe vazhdimi i mëtutjeshëm i këtij bashkëpunimi.

Gjatë takimit z.Imeri dhe z.Mehmeti kanë diskutuar për zhvillimet në sektorin financiar, dhe trajtimi e këtij sektori nga aspekti tatimor, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi. Me këtë rast, drejtori Imeri tha se rritja e aktivitetit të këtij sektori mbështet zhvillimin ekonomik në Kosovës, i cili ndikon dukshëm në qëndrueshmërinë makro-fiskale të vendit.