KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Imeri takohet me kryesuesin e KKRF-së

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së  Sakip Imeri,  ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Kosovarë për Raportim Financiar Afrim Malokun.  ATK ka një Marrëveshje Bashkëpunimi me KKRF dhe ka realizuara aktivitete të përbashkëta me qëllim të ngritjes së performances në raportimin financiar të tatimpaguesve.

Gjithashtu, është synim i përbashkët që të organizohen seminare të përbashkëta dhe të promovohet me shumë zbatimi i kërkesave ligjore të deklarimit tatimor dhe raportimit financiar, si dy fusha që janë obligime ligjore dhe e ndihmojnë përmbushjen e tatimeve, si dhe ofrojnë saktësi për fuqinë financiare të tatimpaguesve.

Bashkëpunimi do të vazhdoj më tutje dhe do të zgjerohet edhe në fushën e trajnimeve për profesionistet e kontabilitetit dhe raportimit financiar.