KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Imeri viziton drejtorit rajonale të ATK-së në Prizren

Bazuar në planin e vizitave të drejtorive rajonale të ATK-së, drejtori i Përgjithshëm  i  ATK-së, Sakip Imeri dhe zv. Drejtori i Përgjithshëm Bashkim Shala kanë vizituar drejtorit rajonale Prizreni 1 dhe Prizreni 2.

 Në këtë takim  drejtori Imeri, foli për të arriturat dhe objektivat e viti 2018, për të cilat kërkoj angazhim të vazhdueshëm për realizimin e planit, njëherit potencoj se ofrimi i shërbimeve profesionale dhe të barabarta për tatimpaguesit janë faktor kyç në përmbushjen e objektivave të planifikuara.

ATK është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ATK-ja është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë”, theksoi z.Imeri.

Ndër të tjera, porositi zyrtarët e ATK-së që komunikimi me tatimpaguesit, kontrolli tatimor,  rimbursimet dhe trajtimi i borxheve të bëhet në kohë dhe në zbatim të drejt të ligjeve të aplikueshme, duke pas parasysh  se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë  mënyrat e vetme të cilat  kontribuojnë  drejtpërdrejt në realizimin e objektivave te ATK-se.

Këto vizita po realizohen në kuadër të Planifikimit  të Vizitave nëpër  zyrat rajonale të ATK-së, me qëllim të analizimit të punës dhe mundësisë së ngritjes së efikasitetit.

 
Njomza Alaj