KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Imeri viziton zyrat rajonale të ATK-së në Prizren

Menaxhmenti i Lartë i ATK-së ka zhvilluar takim me drejtoret e zyrave rajonale të ATK-së në Prizren. Në këtë takim janë diskutuar çështjet që ndërlidhen me aktivitetet dhe ecuritë e planifikimeve operative, me theks të veçantë trendin e të hyrave, si dhe realizimin e projeksionit për vitin 2018, trajtimi i kërkesave të tatimpaguesve për rimbursime tatimore, procesi i kontrolleve tatimore, fiskalizimi i bizneseve dhe aktivitetet shtesë për mbledhjen e borxheve etj.

Ndër të tjera, z.Imeri porositi zyrtarët e ATK-së, që t’ju ofrojnë shërbime profesionale dhe në kohë tatimpaguesve dhe të zbatojnë në përpikëri kërkesat ligjore me qëllim të rritjes së të hyrave tatimore, ku secili paguan pjesën që i takon me ligj, sepse në ketë  mënyrë kontribuojnë  drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit dhe njëherit në ngritjen e standardit jetësore të popullit të Kosovës.