KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Murtezaj ka pritur në takim Rektorin Dema

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, me të cilin folën për mundësit e bashkëpunimit mes Administratës Tatimore të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës.

Në këtë takim z. Murtezaj dhe z. Dema u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin në fushat me interes për të dy institucionet.

Ky takim është vazhdimësi e takimeve që drejtori Murtezaj është duke zhvilluar me institucionet të ndryshme, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe efikasitetit në punë.