KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Murtezaj ka vizituar Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Britaninë e Madhe

Me ftesë të Ambasadës së Britanisë së Madhe, një delegacion nga Administrata Tatimore e Kosovës i përberë nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe disa nga bashkëpunëtoret e tij,  kanë qëndruar në vizitë zyrtare tek  Madhëria e Saj- Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Britaninë e Madhe, me qëllim të marrjes së përvojave nga autoritetet britanike në rritjen e kapaciteteve  në njësinë e inteligjencës financiare në ATK, si dhe marrjen e praktikave në fushën e luftimit të evazionit dhe shmangies tatimore.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të komponentës së bashkëpunimit që kemi me Ambasadën e Britanisë së Madhe.