Drejtori Murtezaj pjesëmarrës në seminarit me temë “Reformimi i Administratës Tatimore përmes një lidershipi ndikues”

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Murtezaj pjesëmarrës në seminarit me temë “Reformimi i Administratës Tatimore përmes një lidershipi ndikues”

Në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës për dy ditë me radhë është mbajt seminari me temë “Reformimi i Administratës Tatimore përmes një lidershipi ndikues”, në të cilin kanë marr pjesë drejtor nga administratat tatimore të rajonit. Pjesëmarrës i këtij seminari ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i  Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj me bashkëpunëtorë.

Në seminar është diskutuar për rendësin e lidershipit të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe rendësin e lidershipit me ndikim.

Gjatë këtij seminari drejtori Murtezaj në fjalimin e tij ka thënë se objektivat kryesore të Programit të Qeverisë së Kosovës 2017-2021, janë ndërtimi i një qeverisje efektive, kompetente dhe të përgjegjshme drejt një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, mirëqenie më të fuqishme sociale, integrime euro-atlantike dhe zhvillim sektorial.

Përveç temave të lartcekura, gjatë këtij seminari është bërë shkëmbimi i përvojave me vendet pjesëmarrëse.

Drejtori Murtezaj pjesëmarrës në seminarit me temë “Reformimi i Administratës Tatimore përmes një lidershipi ndikues”