KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Murtezaj prezanton aktivitetet e ATK-së për pjesën e parë të vitit 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka mbajtur sot konferencë për media përmes së cilës ka shpalosur aktivitetet që janë zhvilluar gjatë periudhës Janar-Qershor 2019.

Gjatë kësaj konference në fjalimin e tij, drejtori Murtezaj tha se për administratën tatimore, pjesa e parë e këtij viti ishte periudhë me sfida dhe aktivitete të shumta për arritjen e qëllimeve të planifikuara.  Duke shtuar se gjatë kësaj kohe janë zhvilluar një mori aktivitetesh, në drejtim të reformave brenda institucionit të ATK-së, me theks të veçantë ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimi i barabartë i të gjithë tatimpaguesve.  Po ashtu, ndër tjera ai shtoj se janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat i këtyre veprimeve dhe i veprimeve tjera, kemi rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Drejtori i ATK-së bëri të ditur se për këtë periudhë  gjashtë mujore përpos tjerash kemi zhvilluar rreth  155  aktivitete të konfiskimit të pasurisë dhe si rrjedhojë janë inkasuar (trajtuar) mbi 2.7 milionë euro, aktivitete këto që kanë ndodhur për herë të parë në historikun e ATK-së.  Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe më fuqishëm në pjesën tjetër të vitit më qëllim të përmbushjes se detyrimeve nga tatimpaguesit që kanë borxhe te pashlyera ndaj ATK-së.  Po ashtu, gjatë kësaj konference janë shpalosur edhe të hyrat,  të cilat arrin vlerën e 239,5 milion euro, që krahasuar më vitin 2018 janë mbledhur 19.5 mil. euro ose 8.9 % më shumë.

Përveç zhvillimeve të lartcekura fokus të veçantë në këtë konferencë pati Plani për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë 2019-2021,  përmes së cilit ATK do të kryejë aktivitete gjithëpërfshirëse  në sektorin e ndërtimtarisë, në mënyrë që të shmanget evazioni fiskal. Qëllimi i këtij plani është evidentimi i të gjitha transaksioneve që ndërlidhën më këtë sektor, për të verifikuar shmangiet eventuale tatimore nga individ apo bizneset.

Në këtë konferencë ishte prezent edhe Ministri i Financave Bedri Hamza, i cili përgëzoj drejtorin Murtezaj për punën e bërë deri me tani, me theks të veçantë për rezultatet e arritura në inkasimin e të hyrave, si dhe për trajtimin e borxheve, ku për herë të parë kemi një trend rënës të borxheve, si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve, të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave.  Ai po ashtu,  tha se Ministria e Financave në këto dy vite  ka ndërmarr një numër të madh të reformave fiskale me qëllim që të ndihmohet zhvillimi i sektorit privat,  si bartës i zhvillimit ekonomik.

Drejtori në përmbyllje të konferencës, falënderoj tatimpaguesit për kryerjen e obligimeve tatimore, duke shtuar se ATK çdo herë ka në plan të parë tatimpaguesit, ofrimin e shërbimeve në mënyrë që ata ta kenë më të lehët përmbushjen e obligimeve tatimore.

Njëkohësisht, i falënderoj të gjitha mediat, të cilat mundësojnë informim të shpejt për opinionin publik rreth të gjitha zhvillimeve në administratën tatimore.