KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Murtezaj, priti në takim drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur në takim z. Petrit Selimi drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i deritanishëm  mes ATK-së dhe FMK-së dhe aspektet e bashkëpunimit në të ardhmen në mes  dy institucioneve.

Drejtori Selimi u njoftua për së afërmi me zhvillimet e fundit në ATK dhe ofroj mbështetjen e tij dhe institucionit që drejton në një periudhë afatmesme për administratën tatimore në projektet që lidhen me transparencën.

Nga anën tjetër, drejtori Murtezaj e konsideroj si të rëndësishme mbështetjen e projekteve të tilla, duke theksuar se një ndër vlerat tona si institucion i përcaktuar në planin strategjik, është transparenca me qëllimin që të përdorim të gjitha kanalet e komunikimit për të siguruar sa më shumë informata për tatimpaguesit, në mënyrë që ata t’i kuptojnë planet dhe prioritet e ATK-së dhe që të jenë në gjendje të përcaktojnë se çfarë duhet të bëjnë për të përmbushur obligimet e tyre tatimore.