Takim

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Murtezaj priti sot në takim drejtorin e Doganës së Kosovës Ibrahim Xhaka

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim u.d Drejtorin e Doganës së Kosovës Ibrahim Xhaka me bashkpunëtorët e tij.

Qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, ku veç tjerash, gjatë këtij takim drejtorët e dy institucioneve kryesore të të hyrave, folën edhe për ndikim e deritanishëm të pandemisë COVID 19 në performancen e këtyre dy institucioneve, e cila në masë të madhe ka goditur ekonomin e vendit tonë, e si rrjedhojë deri më tani ka rënje të theksuar të qarkullimit të bizneseve, si dhe pagesës së detyrimeve tatimore e doganore.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit.