KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Murtezaj takon Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim  Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. Qëllimi i këtij takimi ishte harmonizimi i zbatimit të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Ligjit për Sponzorizime.

Në këtë takim drejtori Murtezaj tha se Administrata Tatimore e Kosovës do të zbatoj të gjitha ligjet të cilat miratohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në këtë rast edhe Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave të harmonizuar me Ligjin për Sponzorizime.

Ndër të tjera, drejtori i ATK-së shtoj se sporti dhe sportistët kosovar kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë jashtëzakonisht në ndërkombëtarizimin e vendit tonë, për punën e të cilëve jemi shumë mirënjohës.