KOMUNIKATË PËR MEDIA- Edhe 20 vetura të tjera për ATK-në, donacion nga EULEX

Publikuar më March 5, 2013 09:02

Misioni i EULEX-it,  ka vazhduar të mbështes edhe më tutje Administratën Tatimore të Kosovës me një donacion prej 20 veturave të dhuruara. Tipi i këtyre veturave është Golf 4.

Këto automjete nga ATK  do të  përdoren për zhvillimin e aktiviteteve operative përmbushëse, kontroll, vizita vëzhguese, vizita përmbushëse etj . Këto mjete përdoren nga zyrtare tereni ( inspektor, mbledhës tatimor,  njësia e hetimeve etj) në përmbushjen e misionit të ATK-së.

EULEX,  edhe në vitin 2012 pati dhuruar një donacion prej  20 veturave për ATK,  i cili është vlerësuar si donacion që u dha në kohen kur Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në kursimin e buxhetit dhe uljen e shpenzimeve.

Ky donacion do ti ndihmoj ATK-së që  të përmirësojë kushtet  në kontroll më të mirë të inspektorëve tatimor në terren,  si dhe do të ndikoj edhe në luftimin e informalitetit.