KOMUNIKATË PËR MEDIA – Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

Publikuar më January 22, 2016 14:43

Me datë 19.01.2016 Kryeministri i Republikës se Kosovës ka nxjerr Vendimin Nr. 003/2016 mbi emërimin e z. Sakip Imeri në pozitën e  Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Në Administratën Tatimore të Kosovës sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, nga Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm z.Nahit Sharku tek Drejtori i sapoemëruar z.Sakip Imeri.
Ky pranim – dorëzim është bërë në prani të Ministrit të Financave z.Avdullah Hoti, si dhe zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Financave dhe atyre të Administratës Tatimore të Kosovës.