(sq)

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për

Llogo dhurate ngritjen e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotet mediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal.

Nxënësit gjatë këtij prezantimi, me interesim të veçantë u parashtruan pyetje të shumta zyrtarëve të ATK-së, lidhur me tatimet.

Në shenjë falënderimi, për mundësinë e realizimit të kësaj vizite, nxënësit,  kishin përgatitur dhuratë, Logon e ATK-së, punim dore, e cila u pranua si dhuratë e veçantë.

Në fund të këtij takimi, ATK-ja premtoi së vizitat e tilla do t’i mirëpres edhe nga nxënësit e mjediseve tjera të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës