KOMUNIKATË PËR MEDIA – Entuziazmi i nxënësve për t’u njoftuar rreth tatimeve

Publikuar më March 18, 2016 13:18

nx1Administrata Tatimore e Kosovës, sot është nderuar me vizitën e nxënësve nga Shkolla Fillore “Xhemajl Mustafa”- Prishtinë.

Nxënësit u pritën nga zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, me ç’rast u njoftuan me Rolin e ATK-së në mbledhjen e të hyrave për Buxhetin e Kosovës, si dhe rëndësinë e Tatimeve në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit.

Lidhur me rolin dhe rëndësinë e tatimeve, Administrata Tatimore e Kosovës, kishte përgatitur materialin në formë vizuele, enkas për nivelin e njohurive të nxënësve, të cilin para të pranishmëve e shpalosi u.d. së Drejtorit të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, Sami Salihu.

nx2

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotet mediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal.

nx3

Nxënësit gjatë këtij prezantimi, me interesim të veçantë u parashtruan pyetje të shumta zyrtarëve të ATK-së, lidhur me tatimet.

Në fund të këtij takimi, ATK-ja premtoi së vizitat e tilla do t’i mirëpres edhe nga nxënësit e mjediseve tjera të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës