FMN mbështet ATK-në në fushën e menaxhimit të rrezikut

KOMUNIKATË PËR MEDIA – FMN mbështet ATK-në në fushën e menaxhimit të rrezikut

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka pritur në takim ekspertin e FMN-së Carsten Bendix, i cili gjatë muajit Prill Administratën Tatimore të Kosovës do ta mbështes në fushën e menaxhimit të rrezikut.

Gjatë takimit drejtori Murtezaj foli për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ai mes tjerash nënvizoj se ATK ka nevojë që të rris kapacitetet e saj në disa fusha të caktuar,  të cilat kanë rol kyç në realizimin e objektivave të përcaktuara dhe një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet fushës se menaxhimit te rrezikut.

Kujtojmë së FMN ka përkrahur ATK në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.