KOMUNIKATË PËR MEDIA – Forumi Ekonomik Kosovë-Mali i Zi

Administrata Tatimore e Kosovës-konkretisht drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri me bashkëpunëtor, ka qenë pjesë e Forumit Ekonomik Kosovë-Mali i Zi, i cili është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi.

Në këtë forum pjesëmarrës ishte Veljko Blagojevic ndihmës drejtor i Administratës Tatimore- Sektori për Operacionet e Mbikëqyrjes së Inspektimit të Malit të Zi, me të cilin drejtori Imeri ka diskutuar tema të rëndësishme për sa i përket zhvillimit të Administratës Tatimore. Temat kryesore të cilët u diskutuan ishin avancimi i bashkëpunimit reciprok, avancimi i partneritetit dhe dialogut profesional, identifikimi i barrierave eventuale, mundësitë e harmonizimit tё dokumentacioneve obligative dhe pranimi i tyre nё mënyrë reciproke etj.

Qëllimi i organizimit të kësaj ngjarje ishte zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik me Malin e Zi, në  këmbimin e përvojave nga dy shtetet.