Gara digjitale me nxënës për njohuri rreth tatimeve

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Gara digjitale me nxënës për njohuri rreth tatimeve

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)- Projekti Qeverisja Financiare e Mirë  kanë lansuar garën digjitale për nxënësit e shkollave publike të arsimit fillor nga klasa e 6, 7, 8 dhe e 9. Qëllimi i kësaj gare është së si fëmijët i perceptojnë tatimet, si mendojnë që tatimet ndikojnë në mirëqenën e tyre dhe shoqërisë në përgjithësi.

Për tu bërë pjesë e kësaj gare nxënësit duhet të punojnë në idenë e tyre, e cila mund të konkretizohen në video (jo më e gjatë se 1 minutë), poster kreativ (një faqe),  fotografi (një fotografi), ose në PowerPoint.

Kjo garë është e organizuar në dy raunde, i pari është gjatë muajit shtator, ndërsa raundi i dytë do të jetë në sezonin e dimrit. Në raundin e parë do të mund të marrin pjesë nxënësit e shkollave publike të këtyre komunave: Dragash, Gjakovë, Gllogoc, Graçanicë, Istog, Junik, Mamushë, Mitrovicë, Novobërdë, Pejë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok dhe Zveçan.

Afati i dorëzimi të ideve është deri me 25 shtator në këto adresa: edu.ta.ks@gmail.com ose në facebook https://www.facebook.com/TaxCompetitionKS. Të gjitha idet e dorëzuara do të hidhen në garë për votim më datë 28 shtator, në facebook të projektit/garës.